Foto: AFP

SHBA bën përgjegjëse Rusinë për sulmet mbi konvojet me ndihma në Siri

21 Shtator 2016 - 08:48      

Shtëpia e Bardhë ka akuzuar Rusinë për sulmin vdekjeprurës mbi konvojet që po bartnin ndihma humanitare për popullin sirian.

Komentet e zëvendëskëshilltarit për siguri kombëtare, Ben Rhodes të bëra më 20 shtator, ishin akuzat më të hapura që i ka bërë Uashingtoni Moskës për incidentin që ndodhi në Alepo.

Në sulmet më 19 shtator mbi konvojet me ndihma u vranë të paktën 20 civilë. Kjo gjë bëri që sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon të suspendojë të gjithë konvojet me ndihma humanitare për në Siri, shkruan REL.

“Mund të kenë qenë vetëm dy subjekte përgjegjëse: ose regjimi sirian ose qeveria ruse”, ka thënë Rhodes.

“Në çdo rast, ne e mbajmë përgjegjës qeverinë e Rusisë për sulme ajrore në këtë zonë”, ka thënë ai.

Më herët, Moska ka hedhur poshtë akuzat se konvojet me ndihma janë sulmuar nga avionët rusë duke thënë se kamionët mund të jenë djegur.

Zyrtarë të inteligjencës amerikanë më herët janë cituar të kenë thënë se avionët ushtarakë rusë Su-24, ishin duke fluturuar mbi konvojet në kohën e sulmit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...