Shtohet numri i adoleshentëve europian në përdorimin e kanabisit

20 Shtator 2016 - 17:55      

Konsumimi i duhanit dhe alkoolit nga 15 dhe 16 vjeçarët në Evropë pësuar rënie, por është rritur numri i përdoruesve të kanabisit, sipas një ankete të bërë së fundmi, raporton BBC.

Raporti i bërë nga Espad për vitin 2015 përfshinë shumicën e vendeve të BE-së, por jo edhe Gjermaninë e Britaninë e Madhe, kurse të dhënat nga Spanja janë të paplotësuara, transmeton Koha.net.

Më 2015 duhan pirësit përbënin 21 për qind të të anketuarve, dhe numri më i lartë ishte në Itali më 37 për qind.

Kurse më 1995-2015 ata që përdorin alkool në 30 ditët e fundit ka rënë nga 56 në 47 për qind. Përdoruesit më të mëdhenj të kanabisit janë çekët me 37 për qind.

Kjo shifër te të rinjtë çekë është edhe më e lartë se në Amerikë, që ka 31 për qind të përdoruesve të kanabisit.

Mesatarja e përdoruesve të kanabisit në Evropë, nga vendet e anketuara, është 16 për qind, kjo është me e ulët se ajo në Spanjë, që ka 27 për qind.

Kanabisi ishte shumë më tepër në dispozicion për të blerë, se sa drogat e tjera, përfshirë këtu ekstazitë apo kokainën.

“Tendencat në përdorimin e kanabisit tregojnë një rritje ndërmjet viteve 1995 dhe 2015, nga 11 për qind në 17 për qind, dhe nga 4 në 7 për qind, respektivisht”, thotë Espad.

Sipas këtij anketimi një rritje të dukshme në përdorimin e kanabisit shihet te të rinjtë në Bullgari, Greqi, Poloni dhe Rumani.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...