Obama siguron nga megakompanitë amerikane 650 milionë dollarë për refugjatët

20 Shtator 2016 - 15:00      

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se 51 kompani kanë ofruar 650 milionë dollarë për të ndihmuar refugjatët në botë.

Kompanitë e mëdha si Facebook, Twitter, MasterCard, Johnson & Johnson dhe disa kompani të tjera kanë premtuar se do të ofrojnë ndihmë për arsim, punësim dhe shërbime financiare për 6.3 milionë refugjatë në 20 vende të botës.

Ndihma vjen pas takimit të presidentit amerikan Barack Obama me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe udhëheqësit e Kanadasë, Jordanisë, Meksikës, Suedisë, Gjermanisë dhe Etiopisë, në New York.

Obama tha se pret ndihmë konkrete në kohën kur bota është përfshirë nga kriza më e madhe e migrimit që nga Lufta e Dytë Botërore.

Besohet se 65 milionë njerëz në botë kanë lënë shtëpitë e tyre për shkak të persekutimit dhe konflikteve të armatosura, në kërkim të azilit për një jetë më të mirë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...