21 të vdekur pas rënies së autobusit në liqen

20 Shtator 2016 - 11:58      

Të paktën 21 pasagjerë kanë vdekur sot, pasi një autobus ra në një liqen të vogël në shtetin lindor të Indisë, Bihar, njoftoi policia indiane.

Aksidenti ndodhi në Madhubani, kur autobusi privat, që mbante më shumë se 40 pasagjerë doli jashtë rrugës dhe përfundoi në liqen.

“Deri më tani, 21 trupa të pajetë janë gjetur dhe mbetjet e autobuzit po nxirren nga uji”, tha shefi i policisë së qarkut, Deepak Barnwal nga vendi i aksidentit, transmeton kp.

Policia nuk mund të japë një numër të saktë të personave të zhdukur apo të vdekur ndërkohë që operacioni i shpëtimit është në proces.
Media lokale njoftoi se aksidenti ndodhi ndërkohë që shoferi po parakalonte një automjet.

Policia tha se ata po hetojnë lidhur me shkakun e rrëzimit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...