Foto: Reuters

Greqi, mijëra migrantë ikin nga zjarri në kamp

20 Shtator 2016 - 08:57      

Rreth 4,000 migrantë u evakuuan nga kampi Moria në ishullin Lesbos të Greqisë, pasi një zjarr i madh shkatërroi disa tenda.

Nuk është raportuar për të plagosur.

Policia po heton nëse zjarri, të hënën mbrëma, ka qenë i qëllimshëm. Një punonjës i ndihmës tha se ai ka shpërthyer pas një mosmarrëveshjeje për ushqim, shkruan rel.

Sipas Kombeve të Bashkuara, në Lesbos ndodhen rreth 5,600 migrantë, edhe pse ishulli ka kapacitet për 3,600.

Zjarri ka shkatërruar 30 për qind të kampit.

Organizatat bamirëse thonë se disa njerëz janë rikthyer atje, porse numri mi madh mbetet në rrugë.

Sipas agjencisë greke të lajmeve ANA, zjarri ka shpërthyer pas thashethemeve se migrantët do të deportohen në Turqi. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...