19 Shtator 2016 - 22:38
Dodik i tha Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se referendumi i planifikuar më 25 shtator, për 9 janarin si ditë e entitetit, do të zhvillohet, pavarësisht vendimit kundër, të lëshuar nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës.
“Do ta mbajmë referendumin. Nuk është referendum i ndarjes. Është një lloj votimi për të parë se çfarë mendojnë njerëzit për festën e 9 janarit, në mënyrë që politikanët të mund të ndryshojnë ligjin në parlament”, tha Dodik.
Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, referendumi është jokushtetues dhe diskriminues ndaj banorëve joserbë të Republikës Sërpska, njërit prej dy entiteteve të Bosnjës.
Serbët e Bosnjës kanë shpallur “Republikën e Popullit Serb” më 9 janar, 1992, kur Bosnja ka qenë ende pjesë e Jugosllavisë së atëhershme.
Një vendim i Gjykatës Kushtetuese në nëntor të vitit 2015 ka kërkuar nga Republika Sërpska që të zgjedhë një datë tjetër për ditën e entitetit, e cila do të ishte e pranueshme edhe për mylimanët dhe kroatët.
Udhëheqja e Republikës Sërpska është përballur po ashtu me presionin e komunitetit ndërkombëtar për të hequr dorë nga referendumi.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...