Obama: Shoqëria amerikane – jombështetëse ndaj femrave të fuqishme

19 Shtator 2016 - 10:30      

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha mbrëmë se Shtetet e Bashkuara ende nuk e kanë zgjedhur një femër presidente, pasi shoqëria amerikane nuk është mbështetëse ndaj femrave të fuqishme.

Këto komente zoti Obama i bëri në Nju Jork, gjatë një ngjarjeje për tubimin e fondeve për Partinë Demokratike.

Më tutje, ai theksoi se zgjedhjet presidenciale ndërmjet ish-sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton, dhe biznesmentit republikan, Donald Trump, nuk duhet të ketë paqartësi.

Duke iu referuar kandidatit Trump, por pa e përmendur emrin e tij, Obama tha se “ky person nuk është i kualifikuar të jetë president”.

Megjithatë, sipas tij, polarizimi politik në Shtetet e Bashkuara i ka bërë këto zgjedhje më të paqarta se sa që do të duhej të ishin.

Kjo referencë kishte të bënte me hulumtimet e fundit të opinionit, që sugjerojnë se gara ndërmjet Hillary Clintonit dhe Donald Trumpit është tejet e barabartë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...