19 Shtator 2016 - 11:10
Ky raport dënon rolin britanik në ndërhyrjen, e cila rrëzoi sundimtarin libian, Muammar Gaddafi, por që pas tij, shteti hyri në kaos.
Raporti deklaron se ndërhyrja ishte ndërmarrë pa njohuri të plotë rreth asaj se çfarë po ndodhte në të vërtetë në terren.
“Qeveria britanike dështoi në identifikimin se kërcënimi ndaj civilëve ishte ekzagjeruar dhe se në mesin e rebelëve dominonte elementi islamik, shkruan sot “Koha Ditore”. Deri në verën e 2011-s, ndërhyrja e kufizuar për mbrojtjen e civilëve kishte degjeneruar në një politikë oportuniste të ndërrimit të regjimit”.
Një kritikë fondamentale është mungesa e vlerësimeve rreth asaj se çfarë do të ndodhte pas konfliktit.

Raporti thekson se “politika nuk bazohej në një strategji për përkrahjen dhe formësimin e Libisë pas Gaddafit”.
Rezultat i kësaj, siç shkruan në vazhdim, “ishte kolapsi ekonomik dhe politik, luftimet ndërfisnore, kriza humanitare dhe ajo me emigrantë, shkeljet e përhapura të të drejtave të njeriut, përhapja e armëve të regjimit të Gaddafit në tërë rajonin dhe përhapja e ‘Shtetit Islamik’ në Afrikën Veriore” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...