19 Shtator 2016 - 10:07
“NATO-ja duhet të mbajë kapacitetin, forcat dhe resurset për zmbrapsjen e kundërshtarëve dhe mbrojtjen e anëtarëve të vet prej çfarëdo kërcënimi”, ka thënë gjenerali Pavel në Split, në konferencën e shtypit, pas një konference tërëditore të Bordit Ushtarak të NATO-s, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mediet kroate kanë raportuar se Pavel ka paralajmëruar për rreziqet në Ballkan, duke vlerësuar se gjendja në këtë pjesë të Evropës është “larg të qenit stabile” dhe duke vlerësuar se “Ballkanit i kanoset rreziku prej terrorizmit islamik, por edhe prej ndikimit rus”.
“Bosnja mund të bëhet vendstrehim i terroristëve”, ka thënë gjenerali Pavel, i cili, i pyetur se si e vlerëson gjendjen e krijuar pas krizës së refugjatëve, ka theksuar se nuk pret valë të mëdha të refugjatëve, si ndodhi gjatë vitit të kaluar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...