18 Shtator 2016 - 09:29
Ndërsa është rritur frika për ndonjë sulm terrorist në qytetin që njihet si “kryeqyteti i botës”.
Kryebashkiaku i qytetit, Bill de Blasio, është shprehur se, bëhet fjalë për një veprim të qëllimshëm.

“Është një akt i qëllimshëm, por nga hetimet e deritanishme kjo ngjarje nuk ka lidhje me terrorizmin”, është shprehur de Blasio, transmeton mapo.al.
Pas shpërthimit në lagjen e Çelsit, disa orë më vonë është gjetur edhe një bombë tjetër e pashpërthyer, e cila ishte lënë në një makinë “Dodge Caravan” e cila ishte parkuar në rrugën 27, mes bulevardit të 6 me atë të 7.
Sipas policisë, mjeti shpërthyes është i njëjtë me atë të përdorur në maratonën e Bostonit, një tenxhere e mbushur me eksploziv, ka bërë të ditur policia e New Yorkut.

Një video e re është bërë publike në mediat e huaja, në të cilën shikohet momenti i shpërthimit në New York, i cili la pas 29 persona të plagosur.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...