Foto: Reuters

SHBA-ja nuk do t’i njoh zgjedhjet ruse në Krime

17 Shtator 2016 - 23:10      

Shtetet e Bashkuara thonë se nuk do ta njohin rezultatin e zgjedhjeve parlamentare ruse në Krimenë e pushtuar nga Rusia.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit John Kirby tha përmes një deklarate se “Pozicioni amerikan për Krimenë është i qartë: gadishulli mbetet pjesë e Ukrainës. Sanksionet ndaj Rusisë lidhur me Krimenë do të mbeten në fuqi, deri kur Moska t’ia kthejë kontrollin e gadishullit Ukrainës”.

Zëdhënësi Kirby shtoi se “SHBA ndjejnë shqetësim të thellë lidhur me situatën humanitare në Krime, përfshirë gjendjen e komunitetit etnik tartar, për njoftimet mbi një numër të madh personash të zhdukur, si dhe shkelje të të drejtave të njeriut”, raporton VOA.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Pavlo Klimkin tha se zgjedhjet në Krime janë “plotësisht të paligjshme” dhe se ai është i shqetësuar lidhur me numrin e madh të trupave ruse atje.

Ndërkohë, një grup i paidentifikuar protestuesish anti-rusë sulmuan të shtunën me fishekzjarre të shtunën në mëngjes ambasadën e Moskës në kryeqytetin e Ukrainës. Ata thërrisnin “Liri të burgosurve të Kremlinit” dhe “Zgjedhjet nuk kanë për t’u zhvilluar”.

Rusia mori kontrollin e Krimesë në mars të vitit 2014, pas një referendumi lokal, të cilin Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e cilësoi thuajse njëzëri, të paligjshëm.

Presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar se ushtarët rusë kanë hyrë në gadishullin strategjik të Detit të Zi që para referendumit, por ka mohuar vazhdimisht mbështetjen e kryengritjes pro-Moskës në Ukrainën Lindore, që i ka marrë jetën rreth 10 mijë njerëzve që nga fillimi i saj në prill të vitit 2014. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...