17 Shtator 2016 - 21:59
Rrjedhja ndodhi pas hapjes së një grope gjigante poshtë një impianti fertilizuesish kimikë në afërsi të Tampas, duke dëmtuar depozitën qendrore të tij, transmeton tch.
Uji me radioaktivitet të lehtë është derdhur kështu në njërin prej burimeve kryesore të nëndheshme të ujit të pijshëm në këtë shtet. Gropa e hapur kishte një diametër prej 14 metrash.
Kompania përgjegjëse “Mosaic”, prodhuesja më e madhe e fosfatit në botë u përpoq të qetësonte opinionin publik me pretendimin se uji i kontaminuar nuk do të mbërrijë në shtëpinë e banorëve pasi lëviz shumë ngadalë, ndërsa situata tashmë po monitorohet e është vënë nën kontroll.
Në zonë ka nisur menjëherë puna për tërheqjen e ujit të ndotur me pompa, por njerëzit janë trembur e po përdorin vetëm ujë të blerë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...