17 Shtator 2016 - 08:54
Chloe Allen, 24-vjeçare, ka bërë historinë pasi është bërë femra e parë që i është lejuar një rol nëpër zona të luftës. Ajo ka shërbyer në njësitin e këmbësorisë.
Ushtarja që shërben në Scots Guards, në vitin 2012 kishte nënshkruar që t’i bashkohej ushtrisë si një burrë i quajtur Ben.
Njoftimi se ai është kthyer në femër erdhi vetëm dy muaj pasi ish-kryeministri britanik David Cameron tha se femrat do të lejohen të luftojnë në vijën e parë.
Allen është zyrtarisht femra e parë që merr pjesë në zonë lufte, raporton The Sun. Me prejardhje nga Cumbria, ajo ishte vërejtur nga një koleg i saj, i cili e kishte parë teksa vishte rrobat e femrave.
“Është nder i madh për të bërë histori. Unë jam person normal”, ka thënë ajo për gazetën e njohur britanike.
Allen, me bazë në Aldershot të Hampshire, i ka thënë shefit të saj se dëshiron të shërbejë si femër, një vit pasi për këtë i kishte treguar familjes së saj, transmeton Koha.net.
Pasi kompletoi gjithë dokumentacionin, Allen do të shërbejë në ushtri në njësitin e këmbësorisë dhe do të vazhdojë të mbajë uniformat e një femre.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...