Trump beson se Obama ka lindur në SHBA

16 Shtator 2016 - 10:39      

Fushata e të nominuarit republikan për president amerikan, Donald Trump, thotë se ai beson se presidenti Barack Obama, ka lindur në Shtetet e Bashkuara.

Në njoftimin e publikuar mbrëmë vonë, zëdhënësi i fushatës, Jason Miller, ka pretenduar se Trump “ka bërë shërbim të madh për vendin” duke e sjellur në përfundim një “incident të shëmtuar”.

Zoti Trump ishte lider i lëvizjes së ashtuquajtur “birther” që pretendonte se Obama ka lindur jashtë Shteteve të Bashkuara dhe rrjedhimisht, nuk ka të drejtë të jetë president, përkundër faktit se ai është lindur në shtetin amerikan, Havai.

Fushata e kandidatit presidencial republikan e ka akuzuar rivalen demokrate, Hillary Clinton, për ngritje të kësaj çështjeje “njollosëse” gjatë fushatës për nominim demokrat në vitin 2008.

Por, Clinton është përgjigjur duke thënë se pasardhës i Obamës “nuk mund dhe nuk do të jetë njeriu i cili e ka udhëhequr lëvizjen raciste birther”.

Njoftimi i fushatës Trump u bë pasi, në një intervistë të publikuar nga e përditshmja Washington Post, Donald Trump përsëri kishte refuzuar të thotë nëse ai beson se Obama kishte lindur në tokën amerikane. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...