Pasaporta që nuk shpie kund

16 Shtator 2016 - 11:03      

Në rast se jeni të lindur në Korenë Veriore, atëherë ka gjasa shumë të mëdha që gjatë gjithë jetës tuaj të mos mund të dilni jashtë kufijve të vendit, shkruan sot Koha Ditore.

Nën regjimin totalitar të liderit Kim Jong Un, të gjithë qytetarët e Koresë Veriore e kanë të ndaluar rreptësisht që të udhëtojnë jashtë vendit, përveç nëse për këtë marrin një leje speciale prej shtetit.

Megjithatë, një numër jashtëzakonisht i vogël i njerëzve arrijnë të sigurojnë një leje të tillë qeveritare edhe e kërkojnë për të vizituar familjarët në Kinën fqinje apo nëse udhëtimet e tilla i kanë të domosdoshme për shkak të obligimeve profesionale.

Ata që janë mjaftueshëm me fat apo që paguajnë boll, marrin në këmbim një “pasaportë të thjeshtë”. Këto dokumente udhëtimi janë të përkohshme dhe duhet tu kthehen autoriteteve menjëherë pas kthimit në atdhe. Por këto nuk janë dokumentet e vetme të udhëtimit që ekzistojnë në Korenë Veriore.

Pasaportat diplomatike dhe ato zyrtare u lëshohen zyrtarëve më të lartë të shtetit dhe burokratëve -ekonomistëve, por edhe për këto dokumente ekziston një afat vlefshmërie deri në pesë vjet. Edhe këto pasaporta duhet t’u kthehen autoritetet me t’u kthyer në vend, më shumë lexoni sot në Koha Ditore.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...