Senati amerikan “mbështet fuqimisht” anëtarësimin e Malit të Zi në NATO

16 Shtator 2016 - 09:00      

Bordi për Politikë të Jashtme i Senatit amerikan ka mbështetur fuqimisht inkuadrimin e Malit të Zi në NATO, shkruan sot Koha Ditore.

Në vazhdim të deklaratës së Senatit thuhet se një gjë e tillë bëhet me bindjen e plotë se anëtarësimi malazias në Aleancë do të jetë mbështetje për integrimin më të madh, reformat demokratike, tregtinë, sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë fqinjëve të tij, gjë që do ta afrojë tërë rajonin e Ballkanit drejt realizimit të qëllimit strategjik amerikan.

Në seancën e mbajtur në atë bord kanë dëshmuar zv.asistenti i sekretarit amerikan të Shtetit, Hoytt Brian Ji, dhe zv.ndihmësi i sekretarit të Mbrojtjes, Michael Carpenter, të cilët kanë vlerësuar se Mali i Zi është i gatshëm të jetë anëtar i NATO-s.

“Mali i Zi ka treguar se rruga e tij euroatlantike është e pashmangshme”, ka porositur Ji, duke theksuar se shteti malazez ka ndërmarrë hapa të konsiderueshëm në zgjidhjen e problemit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...