Zgjatet për 48 orë armëpushimi në Siri

15 Shtator 2016 - 13:29      

Uashington / Bejrut, 15 shtator – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia kanë rënë dakord për vazhdimin edhe për 48 orë të armëpushimit aktual në konfliktin në Siri, ndërkohë që ndihmat, shumë të nevojshme, vazhdojnë të mbeten të pashpërndara.

“Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ranë dakord për vazhdimin e armëpushimit në një bisedë telefonike”, tha dje në mbrëmje vonë Mark Toner, zëdhënës i sekretarit Kerry.

Ai tha se armëpushimi duket se është respektuar, pavarësisht shkeljeve.

Më herët, një grup monitorues tha se armëpushimi, që hyri në fuqi të hënën në mbrëmje, ishte pozitiv.

“Armëpushimi po zbatohet shumë mirë, përkundër disa shkeljeve dhe deri më tani ka qenë në mbrojtje të popullit sirian, të cilët kanë paguar një çmim të lartë”, tha Rami Adbulrahman i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...