Presidenti i përjetshëm

15 Shtator 2016 - 11:07      

Tyrkmenistani ka amendamentuar të mërkurën Kushtetutën e tij, në mënyrë që t’i lejojë presidentit, Kurbanguly Berdymukhamedov, të qëndrojë në pushtet pafundësisht, në një veprim që paraqet ndjekjen e hapave të paraardhësit të tij që e drejtoi shtetin e pasur me gaz të Azisë Qendrore deri në vdekje.

Amendamentimi i miratuar nga Këshilli i pleqve dhe nga Parlamenti dhe i nënshkruar menjëherë nga Berdymukhamedov heq kufizimin e moshës për kandidatët presidencialë, duke e shtyrë atë deri në moshën 70-vjeçare, ndërsa e zgjat po ashtu edhe mandatin presidencial nga pesë, sa ishte, në shtatë vjet, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kufiri i moshës ishte barriera e vetme ligjore që në fund të fundit do të parandalonte sunduesin autoritar 59-vjeçar që të kandidojë dhe të fitojë votimet një pas një. Mandati aktual, i dytë i Berdymukhamedovit, përfundon më 2017. Ai e ka udhëhequr shtetin e izoluar prej pesë milionë banorësh që kur paraardhësi i tij, presidenti i përjetshëm Saparmurat Niyazov, vdiq më 2006.

Berdymukhamedov është përqendruar në ndryshimin e shtigjeve eksportuese të gazit natyral, burim kryesor i të ardhurave në Tyrkmenistan, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...