15 Shtator 2016 - 10:45
Nga katër raundet e votimit, të kryera deri më tani në Këshillin e Sigurimit, favorit mbetet Antonio Guterres nga Portugalia.
Një kandidat duhet të vijë nga Evropa Lindore, sipas rregullave të OKB-së dhe shumë ekspertë të çështjeve ndërkombëtare e konsiderojnë bullgaren Irina Bokova, drejtoreshë e përgjithshme të UNESCO-s si pretendenten kryesore, shkruan sot “Koha Ditore”. Megjithatë, Bokova ndodhet në vendin e pestë, pas katër votimeve.
“Vendimi do të merret nga Washingtoni dhe Moska”, i ka thënë gazetës austriake “Die Presse” një diplomat. Ekspertët supozonin fillimisht se Rusia nuk e do asnjë kandidat të ndonjë shteti anëtar të NATO-s.
Por mbështetja e kandidates bullgare nga Moska është diçka e pritshme.
“Edhe pse Bullgaria i përket grupit të vendeve që e kanë kritikuar ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë dhe Siri, Rusia po përpiqet ta ndajë grupin”, ka deklaruar analisti Daniel Kaddik. Sipas tij, kjo është pjesë e strategjisë se Moskës.
Bokova gëzonte gjithashtu edhe mbështetjen e SHBA-së derisa kërkoi anëtarësimin e Autoritetit Palestinez ne UNESCO. Amerika është përgjegjëse për 22 për qind të buxhetit te UNESCO-s.
Bokova ishte një prej të paktave politikane perëndimore e cila mori pjesë në paradat ushtarake të 9 majit në Rusi, të bojkotuara nga shumë të tjerë dhe ka një marrëdhënie të mirë me presidentin Vladimir Putin.
Por ajo është gjithashtu një mikeshë e familjes Clinton, çka mund të rrisë shanset për të siguruar mbështetjen e Amerikës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...