15 Shtator 2016 - 10:22
“Humori”, siç ka thënë Karaxhiq, në intervistën për të përjavshmen “Die Zeit”, “është metoda më e mirë për të shprehur shqetësimet dhe zemërimet, shkruan sot “Koha Ditore”. Prandaj, ne qeshim vazhdimisht”. Po ashtu ai ka treguar se kohën po e kalon duke luajtur në flaut, ashtu si edhe me tenis dhe futboll.
Megjithatë, Karaxhiq është munduar edhe ta proklamojë pafajësinë e tij: “E di që bota serbe do të më mbajë në mend si një të viktimizuar dhe një burrështetas të përgjegjshëm”, është shprehur ai. “Të vetmet gabime që i kam bërë, kanë të bëjnë me ushtrinë tonë. Unë i ndalja vazhdimisht, pasi që besoja në botën e jashtme dhe propaganda të tjera. Kështu që i pengoja të arrinin edhe më shumë në fushëbeteja”.
Gjatë luftës në Bosnjë të viteve 1992-1995, Karaxhiqi ka qenë president i Republikës Serbe të Bosnjës. Midis tjerash, ai ishte bashkëfajtor për masakrën e Srebrenicës, me ç’rast u ekzekutuan 8.000 boshnjakë prej trupave serbe. Gjatë kësaj kohe, ai është duke u përgatitur për ankesë ndaj verdiktit të Tribunalit, bashkë me avokatët e vet.
(Më gjerësisht sot në Koha Ditore)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...