India jep një miliard dollarë ndihma për Afganistanin

15 Shtator 2016 - 10:10      

Nju Delhi, 15 shtator – India njoftoi sot një ndihmë prej një miliard dollarësh për zhvillimin dhe rindërtimin e zonave të shkatërruara nga lufta në Afganistan.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi dhe presidenti afgan, Ashraf Ghani biseduan në Nju Delhi, ku u fokusuan në sigurinë rajonale dhe në luftën kundër terrorizmit.

Në një deklaratë të përbashkët pas bisedimeve u tha se ndihma do të përdoret në fusha të tilla si arsimi, shëndetësia, bujqësia, energjia dhe infrastruktura.

India është një nga donatorët kryesorë në Afganistan me një program ekzistues ndihme për zhvillim me vlerë dy miliardë dollarësh.

Të dy udhëheqësit denoncuan gjithashtu sponsorizimin e terrorizmit në rajon duke iu referuar Pakistanit.

Kabuli dhe Delhi kanë akuzuar në të kaluarën Pakistanin për mbështetjen e militantëve islamikë, të cilët kanë kryer sulme në territoret e tyre.

Të dy palët nënshkruan gjithashtu një marrëveshje që lejon ekstradimin e kriminelëve të kërkuar midis dy vendeve. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...