Italia shpëton 650 migrantë

14 Shtator 2016 - 20:54      

Roja bregdetare italiane, sot ka njoftuar se ka gjetur trupat e pesë migrantëve, ndërkaq 650 të tjerë janë shpëtuar.

Migrantët e shpëtuar kanë qenë duke udhëtuar me pesë varka dhe anije të vogla, thuhet në deklaratën e rojës bregdetare, njofton AFP.

Në gjashtë operacionet e shpëtimit është përfshirë edhe një anije e një organizate joqeveritare nga Malta, së bashku me anijet detare të Irlandës, të cilët kanë gjetur pesë trupat.

Më 5 shtator, në detin Mesdhe, në zonën në mes të Italisë dhe Libisë, u gjetën 15 trupa të migrantëve të mbytur.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Italisë, që prej fillimit të vitit, në vend kanë arritur 128,397 migranë, që është për 5 për qind më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...