Në Nigeri 4.5 milionë njerëz kanë nevojë urgjente për ushqim

14 Shtator 2016 - 12:48      

Abuja, 14 shtator - Më shumë se 4.5 milionë të zhvendosur në shtetet nigeriane Borno, Adamawa dhe Yobe, urgjentisht kanë nevojë për ushqime, bënë thirrje Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), AA.

Vrasjet, përdhunimet, rrëmbimet dhe grabitjet të cilat i kryejnë terroristët e Boko Haram-it në verilindje të Nigerisë nga viti 2009, kanë nxitur zhvendosjen e dy milionë njerëzve.

Larg nga shtëpitë e tyre, nigerianët e zhvendosur janë vendosur në kampe ku nuk ka ushqim të mjaftueshëm për të gjithë.

Këshilltari i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Toby Lanzer ka thënë se miliona nigerianë janë "buzë grreminës", për shkak të mungesës së ushqimit. Ai thekson se të dhënat nga terreni tregojnë se qeveria nigeriane "vjedh furnizimet e ushqimit", të destinuar për banorët e zhvendosur në kampe.

Në korrik të këtij viti në kampin Bami në Nigerinë veriore kanë vdekur mbi 200 persona për shkak të mungesës së ushqimit dhe ujit, konfirmohet nga organizata 'Mjekët pa Kufi'.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...