Obama: “Model” i Trumpit është Putini “autoritar”

14 Shtator 2016 - 09:28      

Presidenti amerikan, Barack Obama, i është përgjigjur me kundërsulm kandidatit republikan për president, Donald Trump, pasi ky ka vlerësuar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është lider më i mirë se Obama.

Në një tubim të demokratëve mbrëmë në Filadelfia, Obama ka theksuar se Trumpi “javën e kaluar shkoi në televizionin shtetëror të Rusisë për të biseduar për ushtrinë amerikane dhe për të paraqitur favore për Vladimir Putinin”.

“Mendoni për atë që po ndodhë në Partinë Republikane. Ata zakonisht e kundërshtojnë Rusinë dhe autoritarizmin dhe e patën mbështetur lirinë dhe luftën për demokraci”, tha Obama, dhe shtoi se tash, i nominuari Republikan “shkon atje dhe e lavdëron personin, duke thënë se ai është lider i fuqishëm, pasi i invadon vendet e vogla, i burgos rivalët e tij, e kontrollon shtypin dhe e drejton ekonominë e tij në recesion të gjatë”, transmeton rel.

Presidenti Obama tha se ai “duhet të punoj me Putinin dhe me Rusinë, por kjo është pjesë e politikës së jashtme”, dhe ka shtuar se “unë nuk them se ai është modeli im”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...