Ish-presidenti izraelit Peres pëson sulm në tru

13 Shtator 2016 - 23:22      

Ish-presidenti izraelit, Shimon Peres është shtruar me urgjencë në një spital në periferi të Tel Avivit pasditen e kësaj të marte, pas një sulmi në tru. Lajmi konfirmohet nga zyra e tij.

Tashmë 93-vjeçar, ai raportohet të jetë i ndërgjegjshëm dhe në një gjendje të qëndrueshme, bën të ditur deklarata, edhe pse nga media të tjera raportohet në gjendje kome të induktuar, ndërsa mësohet se ai është shtruar në “Sheba Medical Center” në Tel Hashomer.

Peres, prej kohësh merrte trajtim të specializuar mjekësor në kushte shtëpiake. Në janar, ai i është nënshtruar një operacioni të suksesshëm në të njëjtin spital, pasi pësoi një atak kardiak.

Politikani veteran izraelit ka mbajtur thuajse çdo post të rëndësishëm zyrtar, që prej themelimit të Izraelit në vitin 1948, si dhe njihet si arkitekti i programit sekret bërthamor të Izraelit, transmeton TCh.

Ai ka shërbyer dy herë si kryeministër, ndërkohë që mbante postin e presidentit në vitet 2007-2014. Peres ka fituar edhe Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1994, për rolin e luajtur në negociatat për marrëveshjen e Oslos, ku u arrit paqja me palestinezët një vit përpara vlerësimit. Atë çmim ai e ndau me kryeministrin Yitzhak Rabin, i cili u vra më vonë në atentat, por edhe me udhëheqësin palestinez, Yasser Arafat.

Pavarësisht moshës së tij të shtyrë, Peres ka mbajtur një agjendë aktive në publik, kryesisht përmes Qendrës “Peres” për Paqen, një organizatë joqeveritare e cila promovon marrëdhënie më të ngushta mes Izraelit dhe Palestinës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...