Mbi 300,000 të vrarë në luftën e Sirisë

13 Shtator 2016 - 22:48      

Një grup i aktivistëve sirianë, i cili monitoron luftën civile në Siri, tha se mbi 300,000 njerëz janë vrarë deri më tash në konflikt.

Vëzhguesi sirian i të Drejtave të Njeriut, me seli në Britani, tha se të vrarët përfshijnë 59,000 trupa qeveritare dhe mbi 86,000 civilë.

Të tjerët, sipas Vëzhguesit, janë rebelë, luftëtarë të huaj, militantë të Hezbollahut dhe dezertues nga ushtria siriane.

Vëzhguesi tha se shifra e të vrarëve mund të jetë për 70,000 më e lartë, pasi shumë grupe kryengritëse nuk i raportojnë vdekjet, ndërsa disa vdekje të tjera nuk dokumentohen.

Lufta civile në Siri ka nisur në vitin 2011.

Shifra e fundit e dhënë nga OKB-ja – e cila ka ndaluar ndjekjen e viktimave në vitin 2015 – ka qenë 250,000 të vrarë në Siri.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...