13 Shtator 2016 - 20:03
Sipas këtyre zërave, personi që u shfaq në publik pas problemeve shëndetësore që pati të dielën kandidatja demokrate në zgjedhjet e nëntorit, nuk ishte Hillary, por një sozi e saj.
Të shumtë janë ata që po përpiqen të provojnë këtë pretendim duke u munduar të nxjerrin në pah ndryshimet mes fotove të shkrepura pas daljes së Hillary-t nga banesa e vajzës së saj Chelsea dhe shkrepjeve të mëhershme të saj, transmeton tch.
Sipas tyre, hunda, veshët dhe gishtat e dorës nuk përputhen mes fotove të ditës së hënë dhe atyre të shkrepura më herët gjatë daljeve publike dhe takimeve elektorale të Clinton. Kjo, sidomos nga mbështetësit e Donald Trump ka shtuar zërat se në të vërtetë Hillary është duke përdorur sozi në publik dhe vetë mund të jetë e shtruar duke u kuruar nga pneumonia.
Vetë stafi i kandidates demokrate për Presidente konfirmoi se Hillary vuan nga pneumonia, ndërsa humbjen e ndjenjave në ceremoninë përkujtimore të 11 Shtatorit e justifikuan me lodhjen e madhe nga axhenda e ngjeshur e takimeve.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...