Obama, fushatë për kandidaten Clinton

13 Shtator 2016 - 19:50      

Presidenti Barack Obama bën sot fushatë për ish Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton, ndërsa ajo po pushon për t’u shëruar nga pneumonia.

Obama do të flasë në Filadelfia ku do të marrë pjesë në një aktivitet për grumbullim fondesh për partinë demokrate.

Clinton i tha mbrëmë kanalit CNN se pret të rifillojë fushatën gjatë kësaj jave. Stafi i saj ka thënë se bëri gabim që nuk e publikoi më parë diagnozën e saj, që u përcaktua të premten, dy ditë para se zonja Clinton të largohej papritur nga ceremonitë në Nju Jork për shkak të shëndetit.

"Nuk mendova se do të ishte e rëndësishme” tha dje Clinton.

Kandidatja Clinton dhe kundërshtari i saj republikan Donald Trump kanë premtuar të publikojnë së shpejti informacionet për shëndetin e tyre.

Kandidati republikan kritikoi dje rivalen e tij për deklaratën e javës së kaluar, në të cilën ajo e quajti “një turmë mjeranësh” gjysmën e përkrahësve të Trump.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...