Erë lufte, avionët e SHBA demonstrojnë forcën mbi Kore

13 Shtator 2016 - 15:18      

Shtetet e Bashkuara i janë kundërpërgjigjur Koresë së Veriut pasi Pheniani kreu pak ditë më parë testin e pestë bërthamor, teksa dy avionë amerikanë të tipit B-1 Lancer kanë fluturuar në Korenë e Jugut afro 80 kilometër larg kufirit verior.

Kjo lëvizje është parë si një shfaqje force e amerikanëve, pasi ky lloj mjeti fluturues është i aftë që të mbajë dhe hedhë armë nukleare.

Dy avionët luftarakë B-1 Lancer fluturuan në nivel të ulët pranë një baze ajrore, transmeton oranews. Vetëm pak përpara kësaj lëvizjeje, Shtetet e Bashkuara lëshuan një deklaratë për mediat ku paralajmëruan pasoja serioze për Phenianin, në rast se do të ketë sërish aktivitet bërthamor që mund të shihet si kërcënim për stabilitetin rajonal.

Fluturimet ishin parashikuar që të kryheshin ditën e hënë, por u shtynë për shkak të kushteve atmosferike.

Testimet e armëve nukleare nga ana e Koresë së Veriut janë kritikuar ashpër nga të gjithë fuqitë ndërkombëtare, përfshirë edhe aleatët e tyre më të afërt që janë Kina.

Ndërkohë, në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, 15 vendet anëtare ranë parimisht dakord për të shtuar sanksionet mbi shtetin diktatorial. Sipas tyre, veprimet e Phenianit përbëjnë rrezik për stabilitetin rajonal dhe më gjerë.

Pavarësisht kësaj, Koreja e Veriut ka deklaruar se nuk do ta braktisë programin e saj nuklear. Zyrtarët e Phenianit madje kanë kërkuar që vendi të legjitimohet si shtet me armë bërthamore.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...