Kanë frikë të kthehen në Guine, presidenti ua ha testikujt dhe mëlçitë

13 Shtator 2016 - 15:12      

Ai është një nga diktatorët më të frikshëm në Afrikën Qendrore, i cili sundon vendin e tij me një grusht të hekurt.

Teodoro Obiang Nguema Mbasogo është lideri më jetëgjatë në sundim. Ai ka ardhur në pushtet në vitin 1979, ndërsa në prill u rizgjodh sërish me 93.7 për qind të votave. Opozita pretendon se anëtarët e saj u ndaluan të marrin pjesë në votime.

Obiang mori pushtetin nga xhaxhai i tij tiran, tri dekada më parë, duke e ekzekutuar atë me pushkatim. Siç transmeton oranews, pretendohet se Mbasogo u han të gjallë armiqve të tij testikujt dhe mëlçinë.

Gjatë këtyre viteve, ka akumuluar pasuri të madhe, ndërsa Guinea Ekuatoriale është në varfëri ekstreme, dhe shumica e banorëve kanë pak ose aspak qasje në kujdesin shëndetësor dhe arsim.

Vitet e fundit, vendi është bëri prodhuesi i tretë më i madh i naftës në Afrikën Sub-Sahariane.

74-vjeçari, i cili konsiderohet si një nga diktatorët më brutalë në botë, është akuzuar nga kundërshtarët e tij politik për kanibalizëm.

“Unë nuk mund të kthehem në Guine, sepse ai do të më hajë testikujt e mia”, deklaroi një rival i Presidentit, Severo Moto, i cili jeton në mërgim. Ai kujton se një politikan u varros pa testikujt e tij dhe pa trurin.

Njerëzit e afërt të tij besojnë se Obiangu është i lidhur me Zotin dhe se ai vendos për të çuar kundërshtarët e tij në ferr.

Ndërkohë, i biri i tij është përpara drejtësisë në Francë nën akuzën e plaçkitjes së vendit të tij. Teodorin Obiang akuzohet për korrupsion.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...