Arrestohen tre militantë të ISIS-it mes refugjatëve në Gjermani

13 Shtator 2016 - 12:37      

Tre refugjatë sirianë janë arrestuar në Gjermani nën dyshimin se janë dërguar nga Shteti Islamik për të ndërmarrë sulme në vendin që po i strehon.

Të ndaluarit janë të moshave 17, 18 dhe 26 vjeç. Arrestimet u kryen në saksonin e poshtme dhe në landin Schleswig-Holstein.

Sipas prokurorëve federalë, deri tani nuk janë gjetur dokumente mbi urdhra apo misione konkrete, megjithatë policia raportohet të ketë siguruar materiale të shumta të cilat duket se i lidhin të rinjtë me ISIS-in.

Deri tani nga hetimet rezulton që tre të arrestuarit të kenë hyrë në Gjermani në muajin nëntor. Qëllimi i tyre ka qenë të përmbushnin një urdhër të mëparshëm të krerëve të Shtetit Islamik ose të prisnin për udhëzime të mëtejshme.

Njëri prej tyre i identifikuar si Al-H. besohet të jetë stërvitur nga ISIS-i në Raqqa shtatorin e 2015-s mbi mënyrën e përdorimit të armëve dhe eksplozivëve.

Një muaj më vonë, së bashku me dy të dyshuarit e tjerë, ai duket të ketë rënë dakord me planin e udhëtimit drejt Europës, ku të ndërmerrnin operacione apo sulme në zona që janë jashtë kontrollit të grupit xhihadist.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...