Armëpushimi në Siri po respektohet

13 Shtator 2016 - 09:57      

Është bërë një ditë që prej se armëpushimi në Siri ka hyrë në fuqi, e që ka bërë që luftimet të ndalen.

Armëpushimi, që u arrit në mes të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, është përshkruar nga sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry si mundësia e fundit “për të shpëtuar Sirinë”.

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e njeriut ka thënë në orët e vona të 12 shtatorit se situata ishte e “qetë” në shumicën e fronteve, pasi marrëveshja hyri në fuqi pasi dielli perëndoi.

Kerry u tha gazetarëve se “është herët të nxirren përfundime” por theksoi se raportet që ka marrë, dy orë pasi marrëveshja ka hyrë në fuqi tregojë për “zvogëlim” të dhunës.

Pavarësisht marrëveshjes, ka pasur dhunë sporadike në mes të forcave qeveritare dhe atyre rebele. Përleshje janë raportuar në provincë Hama dhe Damask.

Nëse marrëveshja e armëpushimit zbatohet për një javë, SHBA dhe Rusia do të ndërmarrin sulme të koordinuara ajrore kundër Jabhat Fateh al-Shan, ish-aleat i al-Qaedas dhe militantëve të Shtetit Islamik.

Armëpushimi nuk aplikohet për këto dy grupe ekstremiste.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...