Gjermania nis një sistem të ri të aplikimit për viza

13 Shtator 2016 - 08:33      

Ambasadat gjermane dhe konsullatat në Turqi, Liban dhe në Kosovë, sipas një raporti, prej kohësh nuk e përballojnë dot fluksin e aplikimeve për viza

Në përpjekje për t`i prerë rrugën tregtisë ilegale me vizat, Qeveria gjermane planifikon instalimin e një sistemi të ri të procedimit për viza në ambasadat gjermane jashtë vendit.

Duke instaluar një sistem të ri aplikimi, Gjermania do t’i kundërvihet tregtisë ilegale me rezervimet e orareve të pritjes për aplikimet për viza në ambasadat gjermane. Kjo mësohet nga një njoftim i Rrjetit gjerman të Redaksive (RND). Duke iu referuar këtij njoftimi – siç shkruan agjencia e lajmeve DPA – Ministria e Jashtme po punon në një sistem të ri për rezervimin e orareve të pritjes për aplikim për viza, që duhet të garantojë “një shfrytëzim optimal të kapaciteteve si dhe evitimin e rolit të agjencive jo serioze për viza”, thuhet në një përgjigje të qeverisë ndaj kërkesës së grupit parlamentar të partisë “E Majta” në opozitë, transmeton dw.de. Ky sistem ndërkohë është në punim e sipër dhe pas një faze prove ai do të vihet në përdorim.

Ambasadat gjermane dhe konsullatat në Turqi, Liban dhe në Kosovë, sipas këtij raporti, prej kohësh nuk e përballojnë dot fluksin e aplikimeve për viza. Në Liban, ku aktualisht vijnë shumë sirianë që kërkojnë mbrojtje, koha mesatare e pritjes për një aplikim për vizë është 15 muaj. Vazhdimisht refugjatët në rajon njoftojnë për ndërmjetësues të dyshimtë oraresh pritjeje në këmbim të pagesave në shuma të mëdha.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...