HDZ fiton zgjedhjet në Kroaci

12 Shtator 2016 - 14:04      

Rezultatet paraprake përmbysën sondazhet paraelektorale, duke vendosur në krye partinë konservatore HDZ , pas zgjedhjeve të përgjithshme të së dielës në Kroaci, të dytat brenda më pak se një viti.

Unioni Demokratik Kroat llogaritet të ketë siguruar 61 nga 151 vendet e Parlamentit, ndërsa aleanca e 4 partive, e udhëhequr nga socialdemokratët, ka marrë 54 të tilla.

Konservatorët kroatë duket se po arrijnë në këtë mënyrë të mbërthehen pas pushtetit, por votimet e së dielës nuk i japin një mazhorancë të qartë dhe rolin qendror në krijimin e koalicionit të ri qeverisës, me shumë gjasë do ta marrë sërish ish-partnerja e tyre e qeverisë, partia e qendrës së djathtë “Most”.

Korrespondentët mendojnë se një ekzekutiv i dobët nuk do të kishte një mandat të palëkundur për të vënë në jetë reformat e rrepta të kërkuara nga Bashkimi Europian. Qeveria e krijuar në nëntor dhe e drejtuar prej HDZ -së u shemb në muajin qershor, pas vetëm 5 muajsh qeverisjeje, për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta, të cilat kulmuan me skandalin e një konflikti interesi.

Koalicioni i HDZ -së u karakterizua nga një kthesë e fortë djathtas dhe një antipati në rritje për median e pavarur dhe minoritetet, sidomos serbët etnikë, çfarë shkaktoi shqetësim ndërkombëtar. Kroacia mbetet njëra prej ekonomive me performancën më të dobët në Bashkimin Europian, pavarësisht disa zhvillimeve pozitive të kohëve të fundit, të lidhura me anëtarësimin e vendit në BE. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...