Përmbytje në Korenë e Veriut, mbi 130 të vdekur e 400 të zhdukur

12 Shtator 2016 - 13:10      

Seul, 12 shtator – Më shumë se 130 persona kanë humbur jetën dhe 400 të tjerë rezultojnë të zhdukur në Korenë e Veriut pasi tajfuni “Lionrock” shkaktoi përmbytje serioze, sipas një njoftimi të OKB-së.

”Përmbytjet në verilindje të vendit përgjatë lumit Tumen, në kufi me Kinën, kanë provokuar shpërnguljen e mijëra personave, kanë shkatërruar qindra shtëpi dhe ndërtesa infrastrukturore”, theksoi raporti i organizatës.

“Të paktën 140 mijë persona janë në nevoja urgjente ndihme. Nga këta 100 mijë janë shpërngulur”, thuhet në raportin e OKB-së, të dhënat e të cilit janë konfirmuar nga Pheniani, transmeton atsh.

“Ndërkohë 600 mijë persona janë prekur nga ndërprerja e ujit”, shtohej në të.

Tajfuni “Lionrock” shkaktoi 19 viktima dhe kaos edhe në Japoni, në fund të gushtit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...