Presidentja kroate kapet duke fotografuar fletëvotimin [video]

11 Shtator 2016 - 22:56      

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, është kapur duke kryer një gjest që për votuesit e zakonshëm nuk është e lejueshme.

Ajo ka përdorur telefonin e saj celular derisa ka qenë duket votuar në zgjedhjet parlamentare që janë mbajtur të dielën në Kroaci. E deri sa ka votuar ajo ka përdorur edhe telefonin e saj me të cilin e ka fotografuar fletëvotimin.

Me të përfunduar votimin e së dielës, presidentja Grabar Kitaroviq deklaroi para kroatëve se “duhet të jemi serioz në votime”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ua ka përkujtuar të gjithë votuesve në Kroaci se është e ndaluar të përdorin telefonat celular, duke qenë një gjë e tillë në kundërshtim me rregullat e votimit, raporton N1, përcjell Koha.net.

Partia të cilës i takonte Grabar Kitaroviq, HDZ, sipas Exit Pollit në Kroaci, doli e dyta duke fituar 57 ulëse në Parlamentin e Kroacisë. Bazuar në Exit Poll-in (sondazhin me votues pasi që kanë dalë nga qendrat e votimit) e organizuar nga televizioni shtetëror del se Socialdemoratët kanë fituar 58 nga 151 ulëse në Parlamentin kroat.

Përderisa qendra e djathtë “Most” (Ura), që shihet si potencial vendimtar, ka arritur të marrë 11 ulëse.

© KOHA

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...