Mbi 100 të vdekur një ditë para armëpushimit të premtuar në Siri

11 Shtator 2016 - 19:39      

Sulmet ajrore në zonat e kontrolluara nga rebelët në Siri u kushtuan jetën të paktën 100 personave, një ditë pasi SHBA dhe Rusia njoftuan planet për arritjen e një armëpushimi.

Një sulm ajror në një treg të Idlibit vrau 60 persona, ndërsa të paktën 45 të tjerë humbën jetën në Aleppo.

Një armëpushim 10-ditor pritet të hyjë në fuqi të hënën, në ditën e Kurban Bajramit, teksa forcat e qeverisë siriane do t’u japin fund misioneve luftarake në zona të caktuara opozitare.

Në atë që u pa si një zhvillim i papritur, Rusia dhe SHBA-të do të krijojnë një qendër të përbashkët për të luftuar grupet xhihadiste, të tilla si ISIS dhe Fronti al-Nusra.

Marrëveshja u arrit në Gjenevë, mes Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, dhe homologut të tij rus, Sergei Lavrov. Turqia dhe Bashkimi Evropian i mirëpritën planet, por paralajmëruan se nevojitej më shumë veprim.

Sipas Ankarasë, ndihmat duhet të dërgohen që në fillim, ndërsa shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini kërkoi tranzicion politik. Një zëdhënës i opozitës siriane bëri të qartë se plani kishte sjellë pak shpresë në vend, por ende nuk dihen detajet sesi do të garantohet funksionimi i tij.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...