Myslimanët ngjiten në malin Arafat

11 Shtator 2016 - 13:06      

Pelegrinët myslimanë i janë ngjitur malit Arafat pranë Mekës këtë të diel, për të shënuar ditën më të rëndësishme të Haxhit. Edhe pse flasin gjuhë të ndryshme, burra, gra e fëmijë nga çdo cep i globit janë të gjithë të bashkuar në lutje, ku nuk kanë munguar edhe përlotjet.

Ditën që shënon kulmin e pelegrinazhit të përvitshëm, besimtarët myslimanë e shënojnë me lutje nga Kurani, aty ku besohet se Profeti Muhamed mbajti fjalën e tij të fundit, të njohur si “Hutbeja e lamtumirës”. Pas ritualeve paraprake në Xhaminë e Madhe të Mekës, pelegrinët nisën lëvizjen drejt Arafatit.

Disa thonë se lutja e tyre do të shkojë për paqen.

“Unë dua të lutem për paqen në Jemen, për ata që vuajnë në Siri e Irak, dhe për të gjithë myslimanet e shtypur. Zoti u dhëntë forcë”, tha Mahdi al-Ahdal, pelegrin jemenas, raporton tch .

“Dita e Arafatit është e paprecentë në historinë e Islamit, ndaj çdo mysliman duhet të gjejë mundësinë e të paguajë në mënyrë që të vijë këtu, të bëjë atë që bëjmë ne, të ndiejë atë që ndiejmë ne kur jemi në këtë vend. Ndjesia e lehtësimit është vërtet e jashtëzakonshme, mua më duket vetja si zog që fluturon në qiell”, tha Zakria Othman, pelegrin.

Me lëvizjet e tyre, pelegrinët ndjekin gjurmët e profetit, i cili ka kryer të njëjtat veprime gati 1.400 vite më parë. Pas Mekës, ata do të vendosen në qytetin e tendave të bardha, Mina, skena e fatkeqësisë së vitit të kaluar, kur mbi 2.200 besimtarë, shumica e të cilëve iranianë, u shkelën për vdekje.

Këtë vit janë marrë masa që në Mina të ketë më shumë hapësirë, ndërsa rrugët për në urën Jamarat, ku kryhet riti i goditjes së të keqes, janë zgjeruar. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...