11 Shtator 2016 - 12:19
Vrasja e Ahmad Shah Masudit, i cili po ashtu ka luftuar për një dekadë kundër pushtuesve sovjetikë, ka nisur një zinxhir ngjarjesh që kanë vendosur Afgansitanin në qendër të luftës globale kundër terrorizmit.
Dy ditë pas vdekjes së tij, operativët e Al Kaidës kanë kryer sulmet e 11 shtatorit në SHBA.
Brenda një muaji, ushtria amerikane ka nisur fushatë bombarduese dhe të pushtimit në Afganistan, me qëllim rrëzimin e talibanëve dhe kaplejn e liderit të Al Kaidës, Osama Bin Laden, njëherësh orkestrues i sulmeve të 11 shtatorit.
Ngjarjet e zhurmshme kanë futur Masudin e ri në sy të publikut. Ai ka bërë paraqitjen e parë në funeralin e bababit të tij në Luginën Panjshir, në veri të Kabulit - një ngjarje historike që është ndjekur nga qindra-mijëra veta.
Duke qëndruar pranë arkivolit të babait të tij, me vetëpërmbajtje dhe dinjtet, në një pjesë të Afganistanit që në atë kohë nuk ka qenë nën kontrollin e talibanëve, Masud ka thënë se do të ndjekë hapat e babait të tij. “Dua të siguroj pavarësinë e vendit tonë. Dua të jem pasardhës i babait tim”, ka thënë ai.
Që atëherë, së bashku me statusin e babait si hero kombëtar, Masud shihet nga shumë afganë si simbol i shpresës për të ardhmen e Afganistanit.
Nderimi për Ahmad Shah Masudin
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...