Bashkëthemeluesi i Facebook-ut dhuron 20 milionë dollarë për fushatën e Clintonit

10 Shtator 2016 - 20:15      

Washington, 10 shtator – Bashkëthemeluesi i Facebookut, Dustin Moskovitz ka premtuar se do të dhurojë 20 milionë dollarë si ndihmë për të mposhtur në zgjedhjet presidenciale të nëntorit kandidatin republikan, Donald Trump duke u shndërruar kështu në njërin nga përkrahësit më të mëdhenj të fushatës presidenciale të Partisë Demokratike.

Biznesmeni nga “Lugina e Silikonit”, Moskovitz, deklaroi se kandidati republikan, Donald Trump është i rrezikshëm dhe se qasja e tij do të shkaktojë ndarje në shoqërinë amerikane.

“Nga ana tjetër, demokratët dhe kandidatja e tyre Hillary Clinton ofrojnë vizion, optimizëm, politikë pragmatiste dhe interesa të përbashkëta”, u shpreh Moskovitz.

Ai paralajmëroi se me bashkëshorten e tij Cari Tuna do të dhurojnë 20 milionë dollarë për fushatën e Clinton, por edhe për përkrahje të kandidatëve të Partisë Demokratike në garën për Kongresin Amerikan. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...