Presidenti çek ia njeh Rusisë të drejtën mbi Krimenë

10 Shtator 2016 - 17:01      

Gadishulli i Detit të Zi i Krimesë i takon Rusisë, deklaroi presidenti i Republikës Çeke, Milos Zeman.

“Politikanët më të lartë në botë tashmë e dinë se Krimea nuk mund t’i kthehet më Ukrainës”, tha ai, sipas një raporti nga portali çek i lajmeve, Parlamentnilisty.cz.

Zeman shtoi se “ish-lideri sovjetik Nikita Hrushovi bëri një marrëzi të pafalshme, kur ai i kaloi Ukrainës gadishullin në vitin 1954”.

Edhe pse, presidenti i Republikës Çeke ka qenë vendosmërisht mbështetës i Rusisë, qeveria e qendrës së majtë së vendit ka refuzuar të njohë aneksimin e Krimesë nga Rusia.

Të martën, kryeministri çek, Bohuslav Sobotka iu bashkua Polonisë, Hungarisë dhe Sllovakisë në mbështetje të Ukrainës për sovranitet dhe integritet territorial. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...