Kroatët nesër sërish votojnë, premtimi për ulje taksash peshon më shumë

10 Shtator 2016 - 15:57      

Të dyja partitë e mëdha të Kroacisë premtojnë ulje taksash, ndërsa zotimet e tyre për reforma rrënjësore vijnë me tone të ulura përpara zgjedhjeve të parakohshme të së dielës.

Votimet e nëntorit prodhuan një qeveri të brishtë të qendrës së djathtë ku pushtetin e ndanë mes tyre Unioni demokrat Kroat, HDZ dhe Partia Reformatore Most (Ura).

Mosmarrëveshjet megjithatë nuk vonuan të shfaqen me përplasjet mbi reformat që nënkuptonin shkurtime masive të vendeve të punës në sektorin publik dhe një rast konflikti interesi ku përfshihej ish-liderin i HDZ-se, Tomislav Karamarko. I përballur me përplasje të vazhdueshme, koalicioni qeverisës ra pas vetëm 5 muajsh. Sondazhet parazgjedhore i japin tani një epërsi të lehtë Socialdemokratëve, por jo aq sa duhet sa për siguruar një mazhorancë të qëndrueshme.

“Ne po shkojmë për fitore, por jo për dominim, jo për forcë brutale, jo për shtypjen e kulturës, jo për ta vrarë reformën në arsim që përfaqëson shpirtin, zemrën dhe trurin e këtij populli. Gjatë katër viteve që kemi kaluar në pushtet, e treguam se dimë si të qeverisim dhe gjithë çfarë kërkojmë është një mundësi tjetër”, shprehet Zoran Milanoviq, lider i Partisë Socialdemokrate.

HDZ-ja, ndërkohë, po tenton të paraqitet si parti e rivitalizuar me ndryshimin e kreut të saj. Frerët e forcës politike i ka marrë Andrej Plenkoviq, i cili po i largohet një fushate të mbështetur në çështje ideologjike duke u fokusuar më shumë tek premtimet konkrete.

Anketimet tregojnë se të dyja partitë e mëdha me vështirësi grumbullojnë 30% të votave, çka do të thotë se partitë e vogla do të kenë një rol kyç në krijimin e qeverisë së re.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...