10 Shtator 2016 - 15:40
Zyrtari i mbrojtjes civile në Idlib, Muhammed Ali në deklaratën për AA, tha se avionët e regjimit të Bashar Al Asadit kanë bombarduar tregun në qendrën e qytetit Idlib, që është nën kontrollin e opozitarëve.
Ali duke theksuar se nga sulmet kanë humbur jetën 28 civilë, mes të cilëve gjenden gra dhe fëmijë dhe se janë plagosur 41 të tjerë, tha se "Nga sulmet u shkaktua zjarr në dhjetëra automjete, vende të punës dhe shtëpi. Ekipet e mbrojtjes civile dhe zjarrfikësit e shuan zjarrin."
Ai duke treguar se të plagosurit nga sulmi ajror i regjimit janë transferuar në spitalet fushore me anë të ambulancave, theksoi se janë të shqetësuar që numri i të vdekurve të rritet.
Duke theksuar se regjimi i Asadit e ka shënjestruar tregun në prag të Kurban Bajramit, theksoi se nga sulmet kanë humbur jetën vetëm civilë të pafajshëm.
SHBA-të dhe Rusia me qëllim ndalimin e konflikteve në Siri ranë dakord që armëpushimi në të gjithë Sirinë të fillojë me Kurban Bajramin, më 12 shtator.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...