10 Shtator 2016 - 14:23
Por në mesin e mijëra besimtarëve mungojnë shiitët iranianë, të cilët u ndaluan nga Arabia Saudite për të marrë pjesë në pelegrinazh për shkak të tensioneve midis Riadit dhe Teheranit. Konflikti i vjetër për çështje të ndryshme mes Iranit dhe Arabisë Saudite u përshkallëzua akoma më shumë në prag të Haxhit.
Pelegrinazhi i besimtarëve po zhvillohet në kushte të rrepta sigurie për të parandaluar tragjedi si ajo e një viti më parë ku humbën rreth 2.300 persona. Shumë qeveri i kanë kërkuar Arabisë Saudite të japë shkaqet e vërteta të hetimit për incidentet që kanë ndjekur pelegrinazhet ndër vite për shkak të turmave të pakontrolluara, por qeveria e Riadit e vetmja gjë që bën është se ul numrin e viktimave.
Për 14 shekuj, myslimanët mblidhen në Mekë për të ndjekur shembullin e profetit të tyre, Muhamedit. E shtuna është dita e parë e Haxhit kur besimtarët i japin ujë kafshëve dhe rimbushin rezervat e ujit. Ndërsa ditën e diel që konsiderohet si pika kulmore e pelegrinazhit, ku besimtaret i drejtohen malit Arafat.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...