Koreja Veriore “ka kryer me sukses” testin e pestë bërthamor

9 Shtator 2016 - 09:21      

Koreja e Veriut ka konfirmuar se ka kryer testin e pestë të bombës bërthamore sot, që sipas zyrtarëve të Koresë së Jugut, është shpërthimi nëntokësor më i fuqishëm i kryer nga Pheniani.

Dridhjet, që sipas Shërbimit Gjeologik të SHBA-së është regjistruar si tërmet 5.3 ballësh, është regjistruar në afërsi të Pyunggye-ri, hapësirës së testeve bërthamore të Koresë së Veriut, ku ishte detonuar edhe pajisja bërthamore e katërt, në muajin janar.

“Shkencëtarët tonë bërthamor kanë bërë një provë, të shpërthimit bërthamor”, ka thënë spikerja e televizionit shtetëror të Koresë së Veriut, shkruan rel.

“Partia jonë dërgon një mesazh urimi për shkencëtarët tanë për kryerjen me sukses të shpërthimit të kokave bërthamore”, tha ajo.

Liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë e kanë dënuar këtë test, duke thënë se është i rrezikshëm “dhe një provokim i madh”.

Presidentja jug-koreane, Park Guen—hye ka thënë se ky testim ka shfaqur“fanatizmin e pamatur të qeverisë së Kim Jong Un për zhvillimin e programit të tyre bërthamor”.

Park ka biseduar në telefon me presidentin e SHBA-së, Barack Obama për këtë shpërthim.

Kryeministri japonez Shinzo Abe e ka qujtur këtë test “absolutisht të papranueshëm”.

Koreja e Jugut dhe ekspertët bërthamor kanë thënë se shpërthimi ishte më i madh se ai i muajit janar, duke sygjeruar se bomba e shpërthyer mund të ketë qenë në mes të 10 dhe 30 kilotonë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...