As zgjedhjet e parakohshme s’do të nxjerrin fitues bindës në Kroaci

8 Shtator 2016 - 13:05      

Kroacia shkon sërish në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të dielën e ardhshme, vetëm 10 muaj pas votimit të fundit, që rezultoi një paaftësi e parlamentit për të krijuar një koalicion qeverisës të qëndrueshëm.

Shpresat për një rezultat të ndryshëm janë të pakta.

Anketuesit parashikojnë se asnjë nga dy partitë kryesore, që kanë qeverisur Kroacinë që kur u shkëput nga ish-Jugosllavia 25 vjet më parë, partia konservatore Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) dhe Partia Socialdemokratike (SDP), nuk do të shënojnë një fitore vendimtare.

“Është e sigurt se rezultati i zgjedhjeve do jetë i ngushtë dhe po ashtu është krejtësisht e sigurt se asnjë nga blloqet e mëdha do të jenë mjaftueshëm për të formuar një qeveri të vetme”, tha analisti politik, Davor Genero.

Në termat e vendeve parlamentare që priten të fitohen, një studim i publikuar në 3 shtator, i dha bllokut të udhëhequr nga SDP-së një rezultat 61-56 vende mbi HDZ-së.

Të qeverisësh pa një partner koalicioni do të kërkonte 76 vende në parlamentin prej 151 të tillësh.

Kjo do të thotë se duhet të bëjnë partner koalicioni “Most”, një aleancë e lirë e partive rajonale që fituan 17 vende në votimin e fundit dhe është parashikuar të fitojë 13 vende këtë herë, dhe të vendoset se cili grupim do të emërojë kryeministrin.

“HDZ-ja dhe SDP-ja do të luftojnë për të fituar aleancën me Most, pasi pa të, asnjëra palë nuk do të jetë në gjendje të marrë kontrollin e parlamentit“, shtoi Genero.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...