FMN do t’i japë Bosnjës hua 620 milionë dollarë

8 Shtator 2016 - 10:03      

Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), ka miratuar huan prej 620 milionë dollarësh për Bosnjën për tre vjetët e ardhshme, me qëllim që të mbështesë agjendën ekonomike të këtij vendi.

FMN ka thënë se 88.7 milionë dollarë do të jepen menjëherë, ndërkaq pjesa e tjetër do të jepet në formë të kësteve, që janë të lidhura me përparimet që bëhen në reforma.

Ky program i FMN-së, siç transmeton rel, zëvendëson atë paraprak që ishte në vlerë prej 720 milionë dollarësh, por që skadoi qershorin e vitit të kaluar.

Dy rajonet autonome të Bosnjës kanë deficit buxhetor në total prej 573 milionë dollarësh prandaj FMN duhet të ju sigurojë ndihmë financiare.

FMN kërkon nga Bosnja reforma strukturore ekonomike, përshirë këtu përmirësimin e ambientit të biznesit, privatizimin e kompanive publike, shkurtimin e taksave dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...