Arabia Saudite s'lejon pelegrinët nga Irani

8 Shtator 2016 - 09:38      

Konflikti i vjetër ndërmjet Arabisë Saudite dhe Iranit, u reflektua edhe këtë vit në pelegrinazhin vjetor të besimtarëve myslimanë në Mekë. Retorika e hidhur e fjalëve mes dy vendeve vijon të përshkallëzohet përpara pelegrinazhit vjetor të Haxhit.

Lideri suprem i Iranit Ajatollah Ali Khamenei akuzoi autoritetet saudite për dështim në menaxhimin e pelegrinazhit një vit më parë, ku humbën jetën 2.236 persona.

Ndërsa në kundërpërgjigje Myftiu i Madh i Arabisë Saudite Al Sheikh, reagoi ashpër duke thënë se iranianet nuk janë besimtarë myslimanë, por janë armiqtë më të mëdhenj të sunitëve.

Presidenti i Iranit Hassan Rouhani iu bashkua debatit duke thënë se Arabia saudite nuk ka kërkuar falje për të gjitha trazirat e vitit të shkuar në këtë ditë të shënuar dhe as janë konsultuar me besimtarët e tjerë myslimanë për mbarëvajtjen e Haxhit këtë vit.

Tensionet janë rritur që nga ekzekutimi i klerikut dissident Nimr el-Nimr dhe pas sulmit në ambasadën e Teheranit.

Në janar të vitit 2016 Riadi i dha fund edhe marrëdhënieve diplomatike me Teheranin.

Dështimi i marrëveshjes për ritualin fetar ka sjellë që këtë vit për herë të parë ne 30 vite pelegrinasëve nga Irani iu është mohuar pjesëmarrja në Haxhin e Mekës.

Arabia saudite dhe Irani janë në konflikt edhe sa i përket çështjes së Irakut, Sirisë dhe konfliktit të Jemenit. Ndërkohe mijëra besimtarë kanë zbarkuar në Mekë, ndërsa autoritetet kanë garantuar siguri të plotë dhe se janë në gatishmëri të lartë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...