Foto: AP

BE zgjatë edhe për gjashtë muaj sanksionet ndaj Rusisë

7 Shtator 2016 - 14:17      

Ambasadorët në Bashkimin Evropian kanë zgjatur afatin e ngrirjes së aseteve dhe ndalimin e udhëtimit për 146 persona dhe 37 subjekte, që sipas bllokut, kanë kërcënuar integritetin territorial të Ukrainës.

Ky vendim për zgjatjen e masave edhe për gjashtë muaj është marrë sot, transmeton REL.

Sanksionet fillimisht ishin prezantuar në mars të vitit 2014, në përgjigje të aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia.

Nga këto sanksione preken disa kompani në Krime dhe disa batalione të krijuara nga separatistët e mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës, si dhe politikanë rusë, siç është zëvendëskryeministri Dmitry Rogozin dhe Dmitry Kiselyov.

Sanksionet e BE-së kanë për cak sektorët e energjisë, ushtrisë dhe ekonomik të Rusisë.

Sipas vendimit të marrë sot, sanksionet do të jenë në fuqi deri më 31 janar por liderët e BE-së do të diskutojnë në tetor për to, kur të takohen në samitin e BE-së në Bruksel. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...