Foto: Ilustrim

Serbia dënon me 3 vjet burgim një kroat për spiunazh

7 Shtator 2016 - 09:09      

Një gjykatë në Serbi ka dënuar një kroat me tre vjet burgim, i cili ka pranuar fajësinë për spinuazh.

Por Kroacia ka mohuar se personi i dënuar, Çedo Çoloviq ka punuar për Zagrebin.

Çoloviq, 57-vjeçar, që ka pasaportë serbe dhe kroate, u arrestua javën e kaluar. Prokurorët serbë nuk kanë treguar se për cilin shtet ka spiunuar ai. Ata kanë thënë se ai ka jetuar në Kroaci deri në vitin 1990 dhe më pas është zhvendosur në Serbi, transmeton rel.

Në ndërkohë, mediat serbe kanë raportuar se Çoloviq ishte oficer në forcat rebele serbe gjatë luftës për pavarësi të Kroacisë në vitet e 90-ta, i cili pas përfundimit të konfliktit u zhvendos në Serbi.

Raportet e mediave thonë se Çoloviq i kishte dhënë Kroacisë informacione të inteligjencës ushtarake, që më pas janë përdorur për të ngritur akuza për oficerët serbë.

Por, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq ka mohuar se ky person ka punuar për shtetin kroat. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...